image “Ka mu ba gjaku deri në gju, shihemi na dy”/ I moshuari në Kaçanik kërcënon policin, gjithçka ndodhi për një iPhone 7

Siguri

“Ka mu ba gjaku deri në gju, shihemi na dy”/ I moshuari në Kaçanik kërcënon policin, gjithçka ndodhi për një iPhone 7

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në stacionin policor në Kaçanik, ku kishte shkuar një i moshuar i cili kërkonte ndihmë për të zgjidhur një problem që i kishte dalë ku ishte i përfshirë si ndërmjetësues për shitblerjen e një telefoni iPhone 7.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi i dyshuari kishte sqaruar në Polici se marrëveshja mes dhëndrit të tij dhe mobi shopit ka qenë që pagesa të kryhet me këste, mirëpo që pagesa e dytë nuk ishte kryer. Kjo ka revoltuar pronarin e mobi shopit, i cili ka kërkuar nga i moshuari që të përgjigjet për pjesën e mbetur të borxhit, në të kundërtën i ka thënë se do e paguajë.

Zyrtari policor e kishte njoftuar se për shkak të mungesës së kontratës, është e pamundur që të iniciohet rast në Polici, por mund të bëhet padi civile. Kjo e kishte nervozuar 69-vjeçarin i cili kishte nisur të bërtas në drejtim të policit dhe ta kërcënojë atë se nëse nuk bën çfarë i thotë ai, do e marrë vesh se kush është e më pas do bëhet gjaku deri në gju.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/