image Juventusi pret nga Ronaldo vendimin e tij final për të ardhmen

Futboll

Juventusi pret nga Ronaldo vendimin e tij final për të ardhmen

news image

Cristiano Ronaldo nuk është i interesuar të rinovojë kontratën me Juventusin dhe klubi italian dëshiron të di vendimin e tij final mbi të ardhmen, përcjellë Sinjali Sport.

Ronaldo ishte i angazhuar me kombëtaren e Portugalisë në Euro 2020, ku u eliminua në fazën e 1/8-tës në Euro 2020 nga Belgjika.

Megjithatë, e ardhmja e sulmuesit portugez vazhdon të mbetet pezull të Juventusi, ndërsa nuk kanë munguar thashethemet.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ronaldo nuk po negocion një kontratë të re me Juventusin.

Klubi italian thuhet se tani pret Ronaldon dhe agjentin e tij Jorge Mendes të vendosin nëse do të largohen nga Juventusi këtë verë apo jo.

Cristiano është ende nën kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2022 me pagë prej 31 milionë eurosh neto në sezon.

Për yllin portugez të interesuar janë disa skuadra, si: PSG, Manchester United dhe Sporting Lisbon. /Gazeta Sinjali Sporti/