image Juventusi merr 'garanci' nga Pogba për t'iu bashkuar biankonerëve

Futboll

Juventusi merr ‘garanci’ nga Pogba për t’iu bashkuar biankonerëve

news image

Juventusi pritet së shpejti të kompletojë transferimin e Paul Pogba.

Francezi njoftoi largimin nga Man United, pasi i skadoi kontrata në klubin e djajve.

Juventusi tani është gjithnjë e më shumë e bindur për të ri-nënshkruar Paul Pogba për një marrëveshje tre-vjeçare.

SkySports ka kuptuar se skuadrës së Serisë A i është dhënë garanci verbale se ai do të ribashkohet me ‘Zonjën e Vjetër’.

Fabrizio Romano ndërkohë thekson se Juventusi i ka ofruar Paul Pogbas një pagë rreth 8 milionë euro neto të garantuara për sezon plus shtesa.

/GazetaSinjaliSport/