image Juventusi fiton me përmbysje ndaj Lazios dhe mban gjallë shpresat për titull

Futboll

Juventusi fiton me përmbysje ndaj Lazios dhe mban gjallë shpresat për titull

news image

Juventusi ka arritur të fitojë 3-1 ndaj Lazios në “Allianz Stadium”, duke e përmbysur rezultatin, shkruan Sinjali Sport.

Correa kaloi mysafirët në avantazh pas vetëm 14 minutash lojë, përpara se Rabiot të barazonte gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Morata ktheu rezultatin në favor të vendasve për herë të parë në minutën 57 kurse pas tre minutash shënoi përsëri nga penaltia. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund

Kurse përfaqësuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua vetëm në minutën e 82 për romakët. /Gazeta Sinjali Sporti/