image Juventusi edhe pa Ronaldon shënon fitore

Futboll/ Juventusi edhe pa Ronaldon shënon fitore

news image

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore kundër Brescias me rezultat 2:0.

“Zonja e Vjetër” në këtë ndeshje u paraqit pa yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon.

Edhe pse ai mungoi, në skenë për të shënuar gola dolën Paulo Dybala në minutën e 38-të, që realizoi nga goditja e lirë, dhe Cuadrado në të 75-tën. 

Lajmi i keq për Juventusin në këtë ndeshje ishte lëndimi i mesfushorit boshnjak, Miralem Pjanic./Gazeta Sinjali/