image Juventusi e sfidon Romën për shërbimet e Xhakës

Futboll

Juventusi e sfidon Romën për shërbimet e Xhakës

news image

Granit Xhaka është duke shkëlqyer në Kampionatin Evropian te Zvicra, raporton Sinjali Sport.

Paraqitja brilante e Xhakës në ndeshjen ndaj Francës, bëri që shumë skuadra të kthenin shikimin te mesfushorin.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Juventusi është duke e menduar seriozisht transferimin e tij

Media italiane bën të ditur se Zonja e Vjetër është e gatshme të bëjë ofertë rreth 20 milionë euro.

Roma është po ashtu në garë për 28 vjeçarin, me këtë të fundit që ka bërë të ditur se i pëlqen kalimi në kryeqytetin e Italisë.

Një interesim nga Juventusi mund t’i ndryshojë mendje Xhakës. /Gazeta Sinjali Sporti/