image Juve synon ta rikthejë Moise Keanin

Futboll

Juve synon ta rikthejë Moise Keanin

news image

Moise Keani mund të rikthehet te Juventusi, vetëm dy vjet pas transferimit tek Evertoni për 27.5 milionë euro.

“Gazeetta dello Sport” shkruan se “Zonja e Vjetër” është penduar që e ka shitur sulmuesin Kean dhe dëshiron ta rikthejë atë në verë.

Por, Evertoni po kërkon 40 milionë euro ose në marrëveshje të përfshihen lojtarët, Adrien Rabiot ose Merih Demiral.

Ndërkohë, bëhet e ditur se 21-vjeçari dëshiron të qëndrojë te PSG-ja, ku është i huazuar deri në fund të sezonit.

Me Parisin italiani ka shënuar 16 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/