image Juniku përfiton nga projekti Italian “NATURKOSOVO”

Kosovë

Juniku përfiton nga projekti Italian “NATURKOSOVO”

news image

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka konfirmuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook se dje është lansuar projekti “NATURKOSOVO” i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), raporton Gazeta Sinjali.

Shehu bëri të ditur se Juniku është një nga komunat përfituese e këtij projekti tre vjeçar 2022-2025 në vlerë të përgjithshme prej 1.8 milion euro.

“Të dashur junikas, Dje është lansuar projekti “NATURKOSOVO” i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS). Juniku është një nga komunat përfituese e këtij projekti tre vjeçar 2022-2025 në vlerë të përgjithshme prej 1.8 milion euro. Qëllimi i projektit është zhvillimi socio-ekonomik me fokus të veçantë në sektorin e turizmit në komunat përfituese. Në mesin e segmenteve me rëndësi të projektit janë mbrojtja dhe promovimi i shtigjeve malore “Via Dinarica”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/