image U caktohet masa e paraburgimit dy personave që u kapën për fajde në Prizren

Drejtësi

U caktohet masa e paraburgimit dy personave që u kapën për fajde në Prizren

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së sotme se Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit që u kapën dje gjatë një aksioni kundër fajdeve.

Kjo masë tani edhe u është caktuar dy të dyshuarve, ku sipas Gjykatës Themelore në Prizren, atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo masë të dyshuarve u është caktuar për shkak të  dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: Fajdeja, Detyrimi dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Frrok Xhuxha, i njohur me nofkën Qoki, me të kaluar kriminale, dhe Anton Domgjoni, i njohur si Genti, u kapën dje në flagrancë, në qytetin e Prizrenit.

Frroku dhe Antoni dyshohen se kanë shfrytëzuar gjendjen tejet të rënduar financiare të viktimës dhe të njëjtit i kanë ofruar një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e kanë ngarkuar me kamata të larta dhe të papërballueshme.

“Qoki” si i dyshuar kryesor, po ashtu ka sulmuar fizikisht viktimën dhe të njëjtin e ka kërcënuar që të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij “në atë mënyrë që shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas ia përplasë telefonin për toke dhe e godet me grushta në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me mjet të fortë e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.”

Ai dyshohet për veprat penale: Fajde, detyrim dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Kurse Anton Domgjoni dyshohet se ka kryer veprën penale: Fajdeja në ndihmë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/