image "Jo më shumë se 12 nxënës në klasë", ministrja e Arsimit në Shqipëri tregon si do rikthehen maturantët në shkollë

Rajon

Koronavirusi/ “Jo më shumë se 12 nxënës në klasë”, ministrja e Arsimit në Shqipëri tregon si do rikthehen maturantët në shkollë

news image

Institucionet arsimore dhe ato të edukimit bazë kanë qenë ndër të parat që u mbyllën pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Pas kësaj, nxënësit dhe studentët e kanë kryer onlinë mësimin, por tani temë diskutimi është rikthimi i maturantëve dhe studentëve në vitin e fundit bachelor dhe master, në mënyrë që të kryejnë provimet dhe të diplomohen.

Ndërkohë e ftuar në abcnews, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tregoi se si do të rikthehen maturantët në shkolla, duke theksuar se nuk do të mblidhen më shumë se 12 nxënës në klasa.

“Siç kanë vepruar të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur trë mbajnë maturat shtetërore edhe ne kemi ndërmarrë hapat tonë. Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Dio jenë disa masa që do merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt. Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që çdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra. Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pas konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë. Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë sepse kanë nevojë për konsultimin”, tha Shahini.

Përsa i përket universiteteve, Shahini tha se “auditoret me 200 studentë, nuk do të mbushen më si më parë me 200 a më shumë. Do krijojmë një plan që studentët të mblidhen në 15-20 vetë…Do shikojmë si do veprojmë universitetet e tjera nëpër botë, kemi dy shembuj të mirë, një nga Kanadaja një nga Gjermania”.