image Jetë a vdekje për Tottenhamin dhe Arsenalin, sot zhvillohet derbi i zjarrtë londinez

Futboll

Jetë a vdekje për Tottenhamin dhe Arsenalin, sot zhvillohet derbi i zjarrtë londinez

news image

Sot zhvillohet një superderbi në Premierligë në kuadër të javës së 35-të.

Derbi i Londrës Veriore vë përball Tottenhamin dhe Arsenalin, në një ndeshje që për të dy skuadrat është më shumë se kaq.

Rivaliteti i madh që kanë shtohet edhe më shumë me faktin që të dyja po luftojnë shumë për një vend në Evropë dhe kanë vetëm një pikë në mes.

Arsenali gjendet në vendin e tetë me 50 pikë, kurse Tottenham me një pikë më pak në dy pozita më poshtë.

Dy ndeshjet e fundit mes tyre vitin e kaluar përfunduan pa fitues, kurse një i tillë nevojitet sonte.

Humbja për cilindo ekip do të thoshte se gjasat për gara evropiane do të veniteshin tej mase, kur më pas i mbeten edhe tri xhiro për t’u zhvilluar, kurse barazimi është i pamjaftueshëm poashtu.

Mbetet të shihet sonte me fillim nga ora 17:30 se cili ekip do të jetë krenaria e Londrës Veriore./Gazeta Sinjali/