image Jericho këndon këngën e re të “Ultras Skifterave”

Futboll

Jericho këndon këngën e re të “Ultras Skifterave”

news image

Ultras Skifterat kanë shënuar 20 vjetorin e veprimtarisë së tyre edhe me një këngë.

Grupi zyrtar i tifozëve të skuadrës kosovare KF Gjilani është themeluar në vitin 1999 dhe ka vendosur për të shënuar dy dekadat e ekzistencës me disa aktivitete interesante.

Dje (19 nëntor) është zhvilluar një ekspozitë me 99 fotografi në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, ndërsa sot (e mërkurë) janë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve në Gjilan, Prekaz dhe Koshare. Përveç kësaj, klubi ka publikuar këtë mbrëmje edhe një këngë me titullin “Krah për krah”.

Për realizimin e këtij projekti është përkujdesur grupi i mirëfilltë shqiptar Jericho.