image Jep dorëheqje drejtori i Ekonomisë në Komunën e Prizrenit

Politikë

Jep dorëheqje drejtori i Ekonomisë në Komunën e Prizrenit

news image

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit, Furkan Erguler ka dhënë dorëheqje nga ky dikaster.

Lajmin u bë i ditur nga vet drejtori përmes një publikimi në Facebook, i cili tha se po dorëhiqet nga kjo drejtori.

Ndërsa, sipas njoftimit të KDTP kjo dorëheqje ka ardhur pas kërkesës së kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Erguler ka shkruar se po dorëhiqet nga kjo drejtori dhe pas tij po e le vetëm drejtoreshën e Turizmit nga Partia Demokratike Turke me të cilën Mytaher Haskuka ka koalicion.

“Shtëpia ime, për të cilën jam gjithmonë i nderuar që jam pjesë e saj, është çatia që na bashkon. Partia Demokratike Turke e Kosovës do të vazhdojë në rrugën e saj me hapa më të sigurt dhe më të fortë. Me përvojën e saj 30 vjeçare, KDTP vazhdon të mësojë shumë institucione dhe organizata mbi politikën, duke adoptuar një kulturë pajtimi dhe duke i shërbyer publikut”, ka shkruar Erguler./Gazeta Sinjali/