image "Jeni me një këmbë në varr"/ Kërcënohet redaktorja e portalit "Kosevv"

Siguri

“Jeni me një këmbë në varr”/ Kërcënohet redaktorja e portalit “Kosevv”

news image

Redaktorja e portalit në gjuhën serbe në Kosovë “Kosevv”, Tatjana Lazareviq, ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kërcënuar nga disa persona, për shkak të një artikulli të publikuar në këtë portal, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se kërcënimet ndaj saj dhe ndaj punonjësve të saj janë bërë përmes disa komenteve në Facebook, te lajmi “Drejtori i KMDLNJ-së rreth Saves”.

“Ju jeni thjesht një trillim i vogël, që u merr para shqiptarëve dhe Serbisë… Pervers, ju jeni shitur. Ju jeni një parazit. Ju jeni një person i neveritshëm, me një këmbë në varr”, janë disa nga komentet e bëra nga një person, i cili quhet Gvozdenovic Mihajlo.

Prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si “Kanosje”./Gazeta Sinjali/