image Jashari: Turp për ata që vodhën vullnetin e lirë dhe festuan për një "fitore" që as vet s'e pritën

Politikë

Jashari: Turp për ata që vodhën vullnetin e lirë dhe festuan për një “fitore” që as vet s’e pritën

news image

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, ka komentuar rezultatet e procesit zgjedhor të 17 tetorit, sipas të cilave, fitues doli kandidati i PDK-së, Fadil Nura.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jashari shkroi se duhet të ndihen të turpëruar ata që përdorën metoda antiligjore për të marrë vota, ndërsa për veten tha se ndihet krenar për mundin e 4 viteve qeverisje.

“Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një ‘fitore’ që as vet nuk e kishin pritur”, shkroi Jashari. /Gazeta Sinjali/