image Jashari takohet me KV Skenderajn, pret nga to të fitojnë titullin

Sporte të tjera

Jashari takohet me KV Skenderajn, pret nga to të fitojnë titullin

news image

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, Abdyl Ymeri, ka takuar klubin e Volekbollit Skenderaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, Jashari i ka uruar vajzat për sukseset e tyre, me theks të veçantë për arritjen në finalen e madhe, “duke uruar e besuar që edhe kësaj radhe sportistet tona do të na bëjnë krenar me titullin Kampion”.

I pari i Skenderajt citohet të jetë zotuar që përkrahja për këtë klub, sikurse klubet tjera dhe sportin në përgjithësi do të vazhdojë edhe tutje.

“Me kënaqësi nga klubi pranova fanellën me figurën e komandandit legjendar Adem Jashari”, tha Jashari./Gazeta Sinjali/