image Januzaj tregon se cila skuadër pritet ta fitojë titullin e Evropa Ligës

Futboll

Januzaj tregon se cila skuadër pritet ta fitojë titullin e Evropa Ligës

news image

Futbollisti i Real Sociedadit, Adnan Januzaj ka folur pas ndeshjeve të fundit të zhvilluara në kuadër të Evropa Ligës.

Januzaj dhe skuadra e tij u eleminuan nga kjo garë nga Manchester United.

Adnan Januzaj pikërisht skuadrën angleze e sheh si favorite për ta fituar edhe titullin në këtë kompeticion.

“Unë thashë para ndeshjes se mendoj që ata janë një nga favoritët për këtë garë për shkak të ekipit që kanë, lojtarëve, mënyrës se si kanë luajtur kohët e fundit,”.

“Unë mendoj se ata kanë shumë shanse për ta fituar këtë.”, ka deklaruar Januzaj./Gazeta Sinjali Sport/