Dusan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike deklaroi se “Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës”.
Ai ka thënë se “Serbia duhet të kuptojë që të gjitha vendet ndjekin interesat e tyre”.
“Shpresojmë se edhe Serbia do të bëjë. Problemi kryesor është që ne nuk e dimë se cilat janë interesat strategjikë të Serbisë, kur e dimë atë dhe kur e dimë se ku po shkojmë, atëherë do të shohim Greqinë në përputhje me interesat tona,” ka thënë Janjiq në N1.
Sipas tij, “rritja e komunikimit midis Greqisë dhe Kosovës pritej nga momenti kur Maqedonia dhe Greqia zgjidhën problemin e ndërsjellë në lidhje me emrin e Maqedonisë”.
“Hapja e Zyrës është një rezultat i drejtpërdrejtë i Trump dhe një rezultat indirekt i Marrëveshjes së Uashingtonit, kështu që nuk ka asnjë befasi, Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës. Bëhet fjalë për marrëdhënie diplomatike, natyrisht ka të bëjë me faktin e padiskutueshëm që Kosova në një mënyrë ose në një tjetër do të bëhet një element gjithnjë e më aktiv në aktivitetet e NATO-s,” thotë ai./Gazeta Sinjali/