Rita Ora e ka sjellë për herë të parë në Kosovë bashkëshortin e saj aktorin neozelandez Taika Waititi.
48 vjeçari që është me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.
“Është hëra e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vijë e të vizitojë atdheun e gruas sime”, ka thënë Waititi.
Ai më pas ka thënë se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.
”Po ndihem si në shtëpi tashmë” ka thënë ai.
Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Ajo ka ateruar mbrëmë në Prishtinë ku ka dalur ta priste kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.
Ndërsa sot pasdite ka takuar Kryeministrin Kurti.