image Jakup Krasniqi uron Albin Kurtin për fitoren ndërsa popullin për ndryshimin e qeverisjes

Kosovë

Urim/ Jakup Krasniqi uron Albin Kurtin për fitoren ndërsa popullin për ndryshimin e qeverisjes

news image

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është ndër politikanët e parë kosovarë i cili ia ka uruar fitoren Albin Kurtit.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi poashtu ka uruar edhe popullin që sipas tij ka vendosur për ndryshimin në qeverisjen e vendit, ndonëse subjekti i tij politik Nisma Socialdemokrate, në bazë të rezultateve të deritashme nuk ka arritur ta kalojë pragun.

Në vijim është statusi i plotë i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

“Urimi i parë shkon për Sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë. Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm Urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin! Urimi i tretë, është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje!Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi!”