image Ja se si cilësohet Albin Kurti nga Noyzi

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ja se si cilësohet Albin Kurti nga Noyzi

news image

Reperi nga Shqipëria, Noyzi ka dhënë një mendim të tij për Albin Kurtin që së fundmi ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në Kosovë.

Gjatë intervistës së djeshme që Kurti e ka dhënë për televizionin Klan në Shqipëri, Noyzi ka publikuar një foto të Kurtit.

“Burrë i mençur”, është mbishkrimi që 33-vjeçari ia ka vënë videos së publikuar në InstaStory.

Deri më tani Kurti është duke prirë me vota për të qenë kryeministër i vendit, përkundër që së fundmi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të rinumërohen 313 vendvotime.