image Izraeli fillon vaksinimin masiv kundër COVID-19

Botë

Izraeli fillon vaksinimin masiv kundër COVID-19

news image

Izraeli ka filluar vaksinimin masiv kundër koronavirusit.

Në kuadër të vaksinimit masiv që ka filluar mëngjesin e sotëm, vaksina anti-COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech fillimisht do të aplikohet tek punonjësit e shëndetësisë.

Ndërsa nga nesër personat mbi 60-vjeç ose personat që janë në grupin e rrezikuar mund të aplikojnë në qendrat e vaksinës në vend për kryerjen e vaksinimit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se vaksina anti-COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech synohet që në Izrael të injektohet tek 60 mijë persona në ditë, transmeton Gazeta Sinjali.

Qeveria Izraelite synon që deri në fund të janarit 2021 të vaksinohen mbi 2 milionë persona me vaksinën anti-COVID-19.

Izraeli ka arritur marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech për blerjen e 8 milionë dozave të vaksinës anti-COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Izraelin me një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh janë prekur mbi 373 mijë persona nga COVID-19 ndërsa jetën e kanë humbur 3.704 persona për shkak të virusit./Gazeta Sinjali/