image Italia sot feston Ditën e Republikës si asnjëherë më parë

Italia sot feston Ditën e Republikës si asnjëherë më parë

news image

Italia sot me 2 qershor feston Ditën e Republikës më ndryshe se çdo vit tjetër për shkak të situatës me pandemi.

Kjo festë shënohet për shkak të rënies së sistetim fashist të asaj kohe, i cili ra në vitin 1946, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë vit, 1946, Italia përgjithmonë ndryshoi sistemin qeverisës, nga fashizmi në sistem republikan.

Por, këtë vit, nuk do të organizohen manifestime nga ana e shtetit, për shkak të situatës me pandemi.

Më 2 dhe 3 qershor të vitit 1946 u venos që të votohet një referendum institucional, ku qytetarët italian do të vendosnin të zgjidhnin ndërmjet dy sistemeve, atë monarkist ose republikan.

Rezultati i zgjedhjeve të popullit italian ishte në favor të republikanëve me 12 mijë e 717 vota, duke mposhtur atë monarkist, ku u votuan me 10 mijë e 719 vota.

Italia ndryshoi sistemin nga ai monarkist në republikan pas 85 vjetësh të cilët ishin nën mbretëri./ Gazeta Sinjali/