image Italia shpreson se shumë shpejt do të liberalizohen vizat për Kosovën

Kosovë

Politikë/ Italia shpreson se shumë shpejt do të liberalizohen vizat për Kosovën

news image

Ambasadori i Italisënë Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se shpreson që shumë shpejt do të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Orlando përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar se Kryeministri Italian, Giuseppe Conte në Samitin e Zagrebit që u mbajt të mërkurën u ka bërë thirrje vendeve të BE’së që të tregojnë lidership politik për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne shpresojmë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës së shpejti të bëhet realitet. Në Samitin e Zagrebit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ripërsëriti “vizioni evropian duhet të drejtojë lidership politik në Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special i BE’së Miroslav Lajcak”, ka shkruar ambasadori i Italisë./GazetaSinjali/