image Italia regjistroi 235 raste të reja dhe 21 viktima nga koronavirusi

Botë

Italia regjistroi 235 raste të reja dhe 21 viktima nga koronavirusi

news image

Italia ka njoftuar se regjistroi 235 raste të reja me koronavirus.

Përveç rasteve të reja, 21 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 34 mijë e 855 numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë.

E në ndërkohë, 477 persona janë shëruar.

Nga 71 pacientë në terapi intensive, më shumë se gjysma (36) janë në Lombardi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 13 Rajone nuk ka më pacientë në reanimacione. /Gazeta Sinjali/