image Italia i rikthehet festave, spektakël në qiell

Botë

Italia i rikthehet festave, spektakël në qiell

news image

Italia feston sot ditën e Republikës, derisa Presidenti, Sergio Mattarella, drejtoi homazhet në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Romë, ndërsa Forcat Ajrore “ngjyrosën” qiellin me 3 ngjyrat e flamurit italian.

Kreu i shtetit, i cili mbante veshur një maskë, vendosi kurora me lule për të nderuar ushtarët e rënë dhe menjëherë, banda e karabinierëve performoi himnin italian.

Ndërkohë, parada e përvitshme, në të cilën përfshihen mijëra ushtarë dhe forca policore është anuluar për shkak të pandemisë koronavirus. Ndër të tjera, Mattarella vizitoi dhe qytetin verior të Codogno, ku shpërtheu fillimisht Covid-19 me 21 shkurt.

“Kjo është një kohë angazhimi që nuk lë hapësirë për polemika dhe dallime”, u shpreh Mattarela duke nënvizuar se që nga ky vend duhet të nisë rimëkëmbja e Italisë guximtare./Gazeta Sinjali/