image Italia emëron kryespiunen e parë grua

Evropë

Italia emëron kryespiunen e parë grua

news image

Italia ka emëruar një grua, për herë të parë, në pozitën e drejtueses së shërbimeve sekrete.

Bëhet fjalë për ish-ambasadore, Elisabetta Belloni. Kryeministri Mario Draghi njoftoi zgjedhjen e saji në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit.

Ky departamenti mbikëqyr shërbimet e inteligjencës së huaj dhe të brendshme të vendit dhe i raporton drejtpërdrejt qeverisë italiane.

Emërimi i saj u mirëprit nga politikanët italianë, përfshirë kreun e partisë së Lidhjes, Matteo Salvini, i cili e përshkroi atë si “një grua me guxim”.

/GazetaSinjali/