image Italia e fitoi “Eurovisionin”, Shqipëria e 21-ta, Zvicra e 3-ta

Muzikë

Italia e fitoi “Eurovisionin”, Shqipëria e 21-ta, Zvicra e 3-ta

news image

Italia ka arritur të fitoi edicionin e sivjetmë të “Eurovisionit”.

Italia kishte 206 pikë nga votat e publikut dhe ishte në vendin e katërt, prapa Zvicrës së përfaqësuar nga Gjon Muharremaj e Francës dhe Maltës.

Por falë shumë votave të publikut, rockgrupi “Maneskin” triumfoi me këngën “Zitti E Buoni”.

Edhe pse fitoi në votat e jurive profesionale, Muharremaj me Zvicrën pas votave të publikut ra në vendin e tretë. Në vend të dytë përfundoi Franca.

Anxhela Peristeri e cila përfaqësoi Shqipërinë, ka bërë përformancë të shkëlqyer duke krijuar emocione të shikuesit. Por juria dhe publiku i dhanë vetëm 57 pikë duke përfunduar në vendin e 21-të.

Pavarësisht çmimit një gjë është e sigurt, Anxhela Peristeri ka fituar zemrat të gjithëve me vokalin e saj imponues.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

  1. Italia me 524 pikë
  2. Franca me 499 pikë
  3. Zvicra me 432 pikë
  4. Islanda me 378 pikë
  5. Ukraina me 364 pikë
  6. Finlanda me 301 pikë
  7. Malta me 255 pikë
  8. Lituania me 220 pikë
  9. Rusia me 204 pikë
  10. Greqia me 170 pikë
  11. Bullgaria me 170 pikë
  12. Portugalia me 153 pikë
  13. Moldavia me 115 pikë
  14. Suedia me 109 pikë
  15. Serbia me 102 pikë
  16. Qipro me 94 pikë
  17. Israeli me 93 pikë
  18. Norvegjia me 75 pikë
  19. Belgjika me 74 pikë
  20. Azerbejxhani me 65 pikë
  21. Shqipëria me 57 pikë
  22. San Marino me 50 pikë
  23. Holanda me 11 pikë
  24. Spanja me 6 pikë
  25. Gjermania me 3 pikë
  26. Mbretëria e Bashkuar me 0 pikë./Gazeta Sinjali/