image Itali, 2500 të infektuar brenda 24 orëve, rritet bilanci

Shëndetësi

Botë/ Itali, 2500 të infektuar brenda 24 orëve, rritet bilanci

news image

Situata në Itali po vazhdon të jetë tronditëse me përhapjen e COVID-19, pandemi që ka gjunjëzuar të gjithë globin.

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, është shprehur ditën e sotme gjatë një konference për shtyp se numri i të infektuarve është shtuar shumë në krahasim me ditët e tjera.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 2500 të infektuar.

Ky bilanc, sipas tij, ka një trend rritës. Ulja e tre ditëve të fundit nuk u verifikua sot, ku ka pasur një rritje të dukshme.

“Nuk e di nëse ka arritur kulmi i infektimit apo jo. Kjo është në dorën e ekspertëve”, tha Fontana./Gazeta Sinjali/