image Istogasit ia djegin veturën para shtëpisë, Policia i arreston dy persona, njëri i mitur

Kosovë

Raporti/ Istogasit ia djegin veturën para shtëpisë, Policia i arreston dy persona, njëri i mitur

news image

Dje pas mesnate një personi në Istog i është djegur vetura e parkuar para dyerve të oborrit të shtëpisë.

Pasi e raportoi rastin, zjarrëfikësitt arritën ta shuanin zjarrin, ndërsa Policia i arrestoi dy të dyshuar për rastin, njëri prej tyre i mitur.

“Istog 28.03.2020-03:27. Viktima mashkull K ka raportuar se veturën e tij e kishte kapluar zjarri e cila  kishte qenë e parkuar para dyerve të oborrit të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar njëri i mitur të cilët pas intervistimit me vendim prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gazeta Sinjali/