image ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në xhaminë e Afganistanit

Botë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në xhaminë e Afganistanit

news image

Dega e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Afganistan (IS-K), ka marrë përgjegjësinë për një sulm në një xhami në Kandahar, në jug të Afganistanit, gjatë lutjeve të së premtes.

Grupi xhihadist ka thënë se dy persona kanë kryer sulmet ndaras, në dy pjesë të ndryshme të xhamisë, derisa besimtarët janë lutur brenda.

“Sulmuesi i parë e ka shpërthyer jelekun e tij në një korridor të xhamisë, derisa i dyti e ka shpërthyer jelekun në qendër të xhamisë”, ka thënë ky grup përmes një deklarate të publikuar në platformën Telegram.

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 70 janë plagosur në sulmin e djeshëm.

/GazetaSinjali/