image "Ishte shumë e bukur për ta kuptuar", Putin akuzohet se bëri koment seksist ndaj gazetares amerikane

Botë

“Ishte shumë e bukur për ta kuptuar”, Putin akuzohet se bëri koment seksist ndaj gazetares amerikane

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një spikere e lajmeve amerikane ishte “shumë e bukur” për ta kuptuar atë në lidhje me një çështje me Evropën për sa i përket furnizimin me gaz.

Në një panel në Moskë, për Javën e Energjisë Ruse, gazetarja e CNBC Hadley Gamble pyeti presidentin rus, në lidhje me raportet se vendi po ndalonte furnizimet me gaz në Evropë në një përpjekje për të rritur çmimet.

“Grua e bukur, po i them një gjë. Ajo më thotë menjëherë të kundërtën, sikur të mos e dëgjonte atë që thashë”, i tha ai audiencës në Moskë të mërkurën, raporton TheHill.

Gamble më pas iu përgjigj Putinit, duke i thënë se ajo e “dëgjoi” atë mirë, duke shtuar se pika e saj ishte në lidhje me arsyen pse Rusia kishte marrë kaq shumë kohë për të adresuar çështjen e furnizimit me gaz.

Me të dëgjuar Putini pastaj iu përgjigj asaj: “Dëgjoni, ju sapo thatë: ‘Ju nuk po furnizoni me gaz Evropën përmes tubacioneve’“.

“Me të vërtet thashë diçka aq të vështirë për ta kuptuar”, tha Putin derisa iu drejtua asaj, një koment seksist që nënkuptonte se gazetarja në fjalë ‘ishte shumë e bukur për ta kuptuar’./GazetaSinjali/