image Ishte në kërkim për vjedhje, Policia arreston 35-vjeçarin në Drenas - i gjen armë e municion

Siguri

Ishte në kërkim për vjedhje, Policia arreston 35-vjeçarin në Drenas – i gjen armë e municion

news image

Sot në fshatin Llapushnik të Drenasit, Policia ka arrestuar një 35-vjeçar i cili ishte në kërkim që nga data 15 qershor, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari M.G është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

Në lidhje me rastin, Policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një revole, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe nëntë copë fishekë.

Pas arrestimit i dyshuari me aktvendim nga ana e Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/