image Ishte duke pirë kafe, ekzekutohet me armë një person në Shkodër

Shqipëri

Ishte duke pirë kafe, ekzekutohet me armë një person në Shkodër

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku” i njohur ndryshe si rruga e gjerë.

Burime për Abc bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe, ndërsa është qëlluar me armë. Dyshohet se viktimë ka mbetur një djalë i ri.

Deri në këto momente nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës dhe se kush është autori.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.

/GazetaSinjali/