image Ish-ushtarja e UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Kosovë

Ish-ushtarja e UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

news image

Ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda-Shota është ftuar nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Ajo ka njoftuar se Doda-Shota do të paraqitet në zyrat e ELUEX-it në Fushë Kosovë më datë 26 janar.

“Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”, shkroi ndër të tjera Musliu në Facebook./Gazeta Sinjali/