image Ish-ministri Selimi i reagon Ramës, tregon se çfarë u bisedua mes Haradinajt dhe Ramës te zyra e Merkelit

Politikë

Ish-ministri Selimi i reagon Ramës, tregon se çfarë u bisedua mes Haradinajt dhe Ramës te zyra e Merkelit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj, ia humbi Kosovës mundësinë për liberalizimin e vizave. Kundër këtyre deklaratave ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Ramës, Haradinaj me deklaratën “mu nuk më han luli për kta!”, e kishte humbur rastin që t’ia hiqte vizat Kosovës.

Kurse, ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shkruar në Facebook versionin e tij të këtij takimi.

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, ka shkruar Selimi.

/Gazeta Sinjali/