image Ish-kreu i Ferrarit tregon gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher

Sporte të tjera

Ish-kreu i Ferrarit tregon gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher

news image

Ish-kreu i Ferrarit, Jean Todt ka thënë se familja e Michael Schumacher janë duke punuar shfaqjen e parë publike të legjendës së Formula 1.

Shtatë herë kampioni po vazhdon të rikuperohet nga lëndimet në kokë që pësoi gjatë një aksidenti me ski në alpet e Francës në dhjetor të vitit 2013, me gjendjen e tij shëndetësore që është mbajtur deri më tani sekret.

Todt ka zbuluar se ai ka paguar për të vizituar Schumacherin në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës.

“E kam takuar Michaelin në javën e kaluar”, ka thënë francezi, që aktualisht është president në FIA.

“Ai po lufton. Shpresoj që bota do ta shoh atë përsëri. Kjo është ajo që ai dhe familja e tij po punojnë”.

Todt ka refuzuar të thotë se Schumacher është vozitësi më i mirë në histori të Formula 1.

“E dashuroj Michaelin. Por, është e vështirë të thuhet se ai është më i miri i të gjitha kohërave. Aty janë Juan Nauel Fangio, Jim Clark, Ayrton Senna dhe Michael”.

“Ju mund të mendoni se cili është më i miri i gjeneratës së tij, atëherë mund të ndahen gjërat”, ka shtuar më tej ai.

Lewis Hamilton mund të barazojë Schumacherin me shtatë tituj të fituar në garën më të shpejtë automobilistike, nëse arrin në këtë sezon të shpallet kampion, pasi aktualisht ka gjashtë sosh./Gazeta Sinjali/