image Ish-komandanti i KFOR-it: Kosova s’duhet të zbatojë me çdo kusht sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për targat

Politikë

Ish-komandanti i KFOR-it: Kosova s’duhet të zbatojë me çdo kusht sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për targat

news image

Kërcënimet nga njëra anë janë po aq të rrezikshme sa edhe kërcënimet nga ana tjetër, ka deklaruar ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler.

Ndër të tjera, ish-komandanti i KFOR-it thotë se para se Kosova dhe Serbia të merren me detaje teknike, duhet të merren me pajtimin mes vete.

Po ashtu, Buhler thotë se përgjegjësi për këtë kanë të dyja palët, mirëpo më së shumti ajo serbe sepse në qeverinë e shtetit fqinj, thotë ai, “kanë përgjegjësi edhe politikanët që kanë qenë aktivë në kohën e Millosheviqit”.

“… mendoj se kemi shumë kohë që merremi me detaje dytësore, detaje të bashkëpunimit teknik. Edhe ato janë të rëndësishme, por edhe më i rëndësishëm është pajtimi i Serbisë dhe Kosovës. Për këtë duhen të dyja palët, e mbi të gjitha njëra palë, pala serbe, sepse aty kanë përgjegjësi edhe politikanët që kanë qenë aktivë në kohën e Millosheviqit. Kjo vlen edhe për politikanët në Kosovë, të cilët nuk duhet të punojnë tani për përshkallëzim, por për deeskalim dhe pajtim. Nëse ky synim pranohet nga të dyja palët, dhe kjo është ajo për të cilën po përpiqet komuniteti evropian, atëherë natyrshëm do të pasojnë detajet teknike”, theksoi Buhler në këtë intervistë për DW.

“Dhe siç e kam thënë tashmë, dënoj faktin që masat që synojnë shtetin e së drejtës përballen me kërcënime ushtarake. Kjo nuk është Evropa që unë imagjinoj. Nuk sillet kështu një qeveri që synon t’i përkasë Evropës. Në anën tjetër, më duhet të them se pala kosovare nuk duhet të zbatojë me çdo kusht sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për targat. Duhet të merret parasysh se çfarë efekti ka kjo në të gjithë Evropën. Dhe duhet pasur parasysh se një situatë si kjo që është tani mund të përshkallëzohet pa dashje në çdo moment.”

/GazetaSinjali/