image Ish-gjyqtari i EULEX-it: Do të tregoj në Kuvendin e Kosovës se pse s’janë hetuar krimet e serbëve

Drejtësi

Ish-gjyqtari i EULEX-it: Do të tregoj në Kuvendin e Kosovës se pse s’janë hetuar krimet e serbëve

news image

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka folur për raportimin që pritet ta bëjë ai në Kuvendin e Kosovës në lidhje me “parregullsitë, dallaveret dhe skandalet në misionin e BE-së në Kosovë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se do të shpjegojë se pse çështjet e krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë nuk janë hetuar.

Ai ka thënë po ashtu se shumë prova të krimeve të kryera nga serbët nuk janë më në dorën e autoriteteve kosovare.

“Kur të dëshmoj në Parlamentin e Kosovës do të shpjegoj pse këto çështje nuk janë hetuar. Prova për shumë krime të kryera nga serbët nuk janë më në dorën e autoriteteve kosovare”, ka thënë Simmons. /Gazeta Sinjali/