image Ish-futbollisti i Werderit ka disa këshilla për Milot Rashicën

Futboll

Ish-futbollisti i Werderit ka disa këshilla për Milot Rashicën

news image

Ish futbollisti i Werder Bremenit, Ivan Klasnic ka folur për Milot Rashicën dhe qëndrimin e kosovarit te skuadra gjermane.

Klasnic e këshilloi Rashicën të përqëndrohet në lojën e tij, që e zhvillon me këtë skuadër, transmeton Sinjali Sportiv.

“Situata e tij nuk është e vështirë. E vetmja gjë që ai duhet të bëjë është përqendrimi i plotë në futboll”, deklaroi ish futbollisti.

Po ashtu, edhe drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann tregoi se ka besim të plotë te kosovari.

“Miloti duhet të përqendrohet thjesht në kthimin në formë dhe të vendosë gjithçka tjetër prapa shpinës”, deklaroi ai.

/Sinjali Sportiv/