image Ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan gjendet i lënduar dhe më pas ndërron jetë në Spital

Siguri

Ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan gjendet i lënduar dhe më pas ndërron jetë në Spital

news image

Ish-drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj është gjetur i lënduar në fshatin Strellc të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se pasi që viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ai ka ndërruar jetë.

”Sot në mëngjes rreth orës 7:55 Policia e Stacionit në Deçan është njoftuar për një person të lënduar në fshatin Strellc. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes ka dalur edhe ekipa e QKMF-së dhe personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë për tretman mjekësor dhe pas orës 8:30 ka ndërruar jetë”, tha Gashi për Sinjalin.

Po ashtu, Gashi tha se ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, teksa shtoi se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/