image Ish-avokati që vizitoi afër 8 mijë restorante kineze për 4 dekada: Dua ta mësoj origjinën time

Kuriozitete

Ish-avokati që vizitoi afër 8 mijë restorante kineze për 4 dekada: Dua ta mësoj origjinën time

news image

Ish-avokati David R Chan, është një person që ka vizituar afër 8 mijë restorante kineze për 4 dekada, me arsyetimin se do ta mësojë origjinën e tij.

Ai pretendon se ka darkuar në gati 8,000 restorante kineze në të gjithë SHBA-në dhe shtete e qytete të tjera të botës. Secili është i arkivuar në një fletë llogaritëse që ai e ka ruajtur për katër dekada, së bashku me mijëra kartëvizita restorantesh dhe meny, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Nëse dikush viziton një restorant kinez në ditë, do të duhen më shumë se 20 vjet për të arritur numrin e tij aktual 7812 restorante, është shprehur Chan.

Megjithëse udhëtimi i tij ushqimor filloi si pjesë e një kërkimi për identitetin e tij si një kinezo-amerikan, ku ndër të tjera ai tha se me kalimin e viteve është bërë vetë një kronikë e rritjes së ushqimit kinez dhe ndryshimit të dinamikës së kulturës kineze në Amerikë.

Chan nuk është një kritik tipik kinez i ushqimit. Ai nuk ka aftësi për të përdorur shkopinj, po tha se ka hequr dorë nga çaji për të shmangur kafeinën dhe i përmbahet një diete me sheqer të ulët dhe kolesterol të ulët./GazetaSinjali/