image Isa Mustafa: Vuçiq nuk guxon t'i afrohet kufirit me Kosovën

Politikë

Isa Mustafa: Vuçiq nuk guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën

news image

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit tha se ekziston mundësia e eskalimit të konfliktit mes shtetit të tij dhe Kosovës, sikurse në Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-kryeministri Mustafa gjatë një prononcimi për media tha se ai nuk guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën.

“Vuçiq po krekoset, ai nuk guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën”, ka thënë Mustafa në RTV21.

“Ne kemi forcat paqeruajtëse të KFOR-it që kujdesen për paqen dhe stabilitetin në vend. Këtë fjalim të Vuçiqit e kuptoj si një lloj presioni që të pranojmë një zgjidhje që nuk do të ishte e favorshme për Kosovën. Por ne nuk do të pranojmë asnjëherë një zgjidhje që nuk i përgjigjet Kosovës. Ne kemi aleatët tonë. SHBA-ja dhe BE-ja garantojnë paqen”, tha tutje ai. 

/Gazeta Sinjali/