image Isa Mustafa me një kërkesë ndaj KQZ-së për votat e ardhura nga Serbia

Kosovë

Zgjedhje/ Isa Mustafa me një kërkesë ndaj KQZ-së për votat e ardhura nga Serbia

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa po kërkon nga KQZ-ja që të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura nga Serbia për Listën Serbe.

Mustafa ka thënë se paralajmërimi se ato vota do të hyjnë në numërim pa vendim të KQZ-së, hapë rrugën për legalizim të kontrabandës së votës në të ardhmen.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Si Kryetar i LDK-së kërkoj nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe. Paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen. Një gjë e tillë u tentua të bëhet në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog, por organet ligjore parandaluan makinacionet e tilla që deformojnë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës.

Nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë. IM./Gazeta Sinjali/