image Intervistimi i Thaçit në Hagë vazhdon edhe sot

Drejtësi

Intervistimi i Thaçit në Hagë vazhdon edhe sot

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.

Gjatë së hënës, Thaçi qëndroi për rreth shtatë orë brenda ambienteve të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Thaçi dje para mediave tha se prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, ka thënë Thaçi./GazetaSinjali/