image Interi ‘përshëndetet’ me Ligën e Kampionëve, Reali arrin fitore të madhe

Futboll

Interi ‘përshëndetet’ me Ligën e Kampionëve, Reali arrin fitore të madhe

news image

Real Madrid ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e sontme kundër Interit me rezultat 0-2.

Epërsinë Realit ia dha Hazard në minutën e 7-të, me golin e shënuar nga penalltia, shkruan Sinjali Sportiv.

Reali arriti të shënojë edhe në pjesën e dytë, për të siguruar fitoren në këtë ndeshje.

Kjo humbje ka bërë që shpresat e Interit të shuhen, pasi që ka fare pak mundësi që të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Inter mund të kalojë në raundin tjetër vetëm nëse i fiton dy ndeshjet e ardhshme kurse Reali i humb dy ndeshjet e ardhshme.

Real Madridi me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë me 7 pikë.

/Sinjali Sportiv/