image Interi pa probleme fiton ndaj Romës

Futboll

Interi pa probleme fiton ndaj Romës

news image

Interi si kampion i sezonit 2020/21 në Serie A është ballafaquar me Romën në kuadër të javës së 36-të, shkruan Sinjali Sport.

Ky takim u zhvillua në “Giuseppe Meazza”, ku skuadra vendas ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Romës.

Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku me dy gola ishin golashënuesit për skuadrën e Contes.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Henrikh Mkhitaryan.  

“Nerazzurri” pasi që u shpall edhe matematikisht kampion i ligës, me këtë fitore arrin në kuotën e 88 pikëve në krye të ligës, ndërsa “Giallorossi” mbetet në pozitën e shtatë me 58 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/