image Interi arrin marrëveshje me super yllin e Bundesligës - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Interi arrin marrëveshje me super yllin e Bundesligës

news image

Pasi lamtumirës së Contes dhe emërimit të Simone Inzaghit trajner, Interi tani duhet ta kthejë vëmendjen nga merkatoja, transmeton Sinjali Sport.

Sipas informacioneve që po i japin mediet italiane, priten zhvillime të rëndësishme në hyrje për përforcimin e krahut të majtë.

Mësohet se zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me Filip Kostic, anësor 28-vjeçar serb, aktualisht pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit, futbollist që e mbylli sezonin me katër gola dhe 17 asiste në Bundesligë.

Kostoja e kartonit do të tij vlerësohet nga 20 deri 25 milionë euro dhe paratë për shërbimet e këtij lojtari do të sigurohen nga shitja e Achraf Hakimit.

Për marokenin, pas interesimit të PSG-së, është shfaqur edhe Chelsea e tashmë drejtuesit e Interit po fërkojnë duart për ankandin e nisur.

Kostic është një profil shumë i mirëpritur për Inzaghin, një lojtar përsosur për të luajtur në të majtë në rreshtimin 3-5-2, aq shumë të pëlqyer nga ish-trajneri i Lazios. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin