image Interesimi nga Real Madrid, Leao ka klauzolë lirimi 150 milionë euro

Futboll

Interesimi nga Real Madrid, Leao ka klauzolë lirimi 150 milionë euro

news image

Real Madridi dështoi të siguronte shërbimet e Kylian Mbappes, pavarësisht se drejtuesit madrilen ishin të bindur në nënshkrimin e tij.

Në një “sagë” që zgjati për rreth një vit, Mbappe vendosi të vazhdonte me PSG edhe për tre vite të tjera, ani pse kishte një marrëveshje verbale me Real Madridin.

Pas humbjes së francezit, Real Madridi ka rikthyer sytë tek anësori i Milanit, Rafael Leao, raportojnë mediat spanjolle.

Leao ka pasur një sezon të shkëlqyer duke qenë kyç në triumfin e klubit të tij drejt titullit të Scudettos.

Megjithatë, edhe tek Leao, klubi madrilen mund të hasë në telashe të mëdha, shkruan Sinjali Sport.

Gazetari i SkySports Italia, Daniele Longo raporton se Rafael Leao ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh.

Sidoqoftë, Milan po punon për rinovimin e tij dhe klubi ka besimin se nuk mund të largohej për më pak se kaq para.

/GazetaSinjaliSport/