image Inter refuzon ofertën e PSG, ja sa para duan për Icardin

Futboll

Futboll/ Inter refuzon ofertën e PSG, ja sa para duan për Icardin

news image

Të reja mbi bisedimet mes Inter dhe PSG për Mauro Icardi. Zikaltrit kanë refuzuar ofertën e bërë nga klubi francez, që tentoi të bindte italianët me 50 milion euro dhe 10 milion të tjerë përmes bonuseve.

Klubi nga Milani po mundohet të përfitojë shumën që është në klauzolën e marrëveshjes aktuale.

Inter ka kërkuar nga PSG 60 milion euro, plus të njëjta bonuse, por që varen nga klauzola të lehta dhe që i japin mundësinë zikaltërve të përfitojnë nga transferimi i tij plot 70 milion euro.

Tani është në dorë të francezëve se çfarë do të bëjnë. Për Icardin interesohen edhe Napoli e Juventusi, por Interi nuk është i interesuar ta shesë brenda Italisë.

Sulmuesi argjentinas, me fanellën e PSG arriti të shënonte 20 gola në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që u aktivizua në 31 takime.